Shko te përmbajtja kryesore
Ballina > Këshilla > Si të aktivizoni internetin dhe aplikacionin për Geely E5 dhe Starray EM-i?

Si të aktivizoni internetin dhe aplikacionin për Geely E5 dhe Starray EM-i?

Interneti në automjet dhe mundësia për përdorimin e aplikacionit nuk janë të aktivizuara përpara shitjes së automjetit, ndaj duhet të aktivizohen pasi të merrni në dorëzim automjetin. Kjo mund të bëhet vetëm nga përfaqësuesi juaj i autorizuar Geely, tek i cili keni blerë automjetin! Më poshtë po ju japim disa informacione dhe hapat e saktë se si ta realizoni këtë:

  1. Shkarkoni aplikacionin nga Google Play Store ose Apple Store dhe instalojeni në telefonin tuaj inteligjent.
  2. Regjistroni një llogari (account) me adresën tuaj të email-it.
  3. Kontaktoni ose vizitoni përfaqësuesin e autorizuar të Geely, pranë të cilit keni blerë automjetin.
  4. Përfaqësuesi do të regjistrojë adresën tuaj të email-it në sistemin e fabrikës, së bashku me numrin e shasisë së automjetit tuaj.
  5. Në automjet duhet të aktivizohen dy opsione: “Connected Services” dhe “Vehicle Location Sharing”, të cilat ndodhen në menunë: “Vehicle Settings → Privacy and Permissions → Connected Services / Vehicle Location Sharing”.
  6. Pas 2-3 ditësh, opsioni 4G në automjetin tuaj do të aktivizohet dhe automjeti juaj do të shfaqet në aplikacion. 

Ju informojmë se aktivizimi i këtyre shërbimeve mund të kryhet vetëm dhe ekskluzivisht përmes përfaqësuesit tuaj të autorizuar Geely, të cilin duhet ta kontaktoni për aktivizimin e këtij opsioni. Ju rikujtojmë gjithashtu se përdorimi i internetit përmes modulit të integruar në automjet është i limituar në 3 GB në muaj dhe është i dedikuar kryesisht për përditësimin e softuerit dhe hartave të automjetit.

Ju urojmë të shijoni automjetin tuaj të ri Geely!