Ne përdorim biskota “cookies” për të siguruar funksionimin e duhur të faqes sonë të internetit, për të personalizuar përmbajtjen dhe shpalljet, për të aktivizuar cilësimet e rrjeteve sociale dhe për të analizuar trafikun në internet. Të dhënat për përdorimin e faqes sonë të internetit nga ana e juaj e ndajmë me partnerët tanë që operojnë në fushën e rrjeteve sociale, shpalljeve dhe analizave.
Mësoni më shumë për Geely
Geely me pak fjalë
I themeluar në vitin 1997, Geely Auto Group konsiderohet si një nga prodhuesit më të rëndësishëm të automjeteve në botë. Me selinë e tij në Hangzhou, Kinë, Grupi krenohet me qendra zhvillimi në të gjithë botën.
Markat kryesore të automobilave
Grupi ynë, i renditur në mesin e 10 markave më të vlefshme të portofolit të automjeteve për vitin 2022, krijon automjetet më të përparuara dhe zgjidhjet më të qëndrueshme të lëvizshmërisë. Ne prodhojmë dhe shesim automjete nga markat kryesore të makinave, duke përfshirë Volvo Car, Polestar, Lotus, Geely Auto, Zeekr, LYNK & CO, Geometry, London Electric Vehicle Company (LEVC), PROTON dhe Terrafugia.
Inovacionet për të ardhmen
Ne si Geely Group jemi shumë të përkushtuar ndaj hulumtimeve dhe zhvillimit, gjë që na lejon të garantojmë cilësinë më të lartë të produkteve tona.
Me qendrat tona për hulumtime dhe zhvillim në Suedi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë, ne po hedhim themelet për automjetet e së ardhmes. Në këto qendra, zhvillojmë automjete, motorë dhe transmisione, hulumtojmë dhe testojmë risitë nga fusha e automobilistikës, përmirësojmë arkitekturën modulare dhe komponentët për makinat e gjeneratës së ardhshme dhe u përkushtohemi risive në fushën e projektimit dhe funksionalitetit për modelet tona të reja. Falë përsosmërisë sonë në inovacion dhe zhvillimit të teknologjive më të fundit, ne kemi krijuar reputacionin si një kompani që po hap rrugën për një epokë të re në industrinë e automobilave.
Anëtare e "Fortune 500" për 11 vjet me radhë
Geely Holding Group renditet në vendin e 229-të në "Fortune Global 500" për vitin 2022 , me të ardhura prej 55,86 miliardë dollarë dhe është renditur për 11 vjet rresht.
Një nga 10 markat më të mira në botë
Geely Holding Group renditet në vendin e 8-të në listën e 10 markave më të vlefshme të portofolit të automjeteve për vitin 2022 nga Brand Finance, kompania kryesore në botë për vlerësimin e markave.
Anëtari i parë aziatik i IATF-së
Më 8 prill 2021, Geely Auto u bashkua me Task-Forcën Ndërkombëtare të Automjeteve (IATF), duke shënuar një moment historik në zhvillimin e IATF-së pasi u bë anëtari i parë aziatik.
Shitjet tona globale tejkaluan shifrën prej 12 milionë automjetesh
Në fund të tetorit të vitit 2020, Geely Auto u bë marka e parë kineze e makinave që shiti më shumë se 10 milionë automjete në mbarë botën, me shitje globale që tejkaluan shifrën prej 12 milionësh deri në fund të prillit 2022. Geely Auto ka shitur më shumë makina midis markave kineze të makinave për 5 vjet rresht.
Qendrat globale për hulumtime dhe zhvillim
Hangzhou – Kinë
Qendra për hulumtime në Hangzhou është e përkushtuar ndaj hulumtimeve, zhvillimit dhe testimit të automjeteve dhe komponentëve kryesorë automobilistikë. Në Hangzhou, së bashku me qendrat e tjera të këtilla të Geely, po krijojmë një platformë gjithëpërfshirëse për të zhvilluar, hulumtuar dhe testuar risitë për industrinë automobilistike.
Ningbo – Kinë
Qendra për hulumtime dhe zhvillim në Ningbo kombinon hulumtimet dhe zhvillimin, testimin, kontrollin e cilësisë, zhvillimin e furnizuesve të përbashkët dhe objektet e pavarura të hulumtimeve dhe zhvillimit për automjetet, motorët dhe transmisionet.
Goteborg – Suedi
Në qendrën tonë për hulumtime dhe zhvillim në Goteborg, Suedi, përqendrohemi në zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të arkitekturës modulare dhe komponentëve për makinat e gjeneratës së ardhshme.
Koventri – Mbretëri e Bashkuar
E themeluar në vitin 2018, qendra për hulumtime, zhvillim dhe projektim në Koventri, ka kontribuar në risitë më të fundit në projektimin dhe funksionalitetin e modeleve tona të reja. Qendra është një shembull i bashkëpunimit tonë me Mbretërinë e Bashkuar, e cila është prijëse në fushat e krijimtarisë dhe projektimit.
Platforma jonë e automjeteve
Bërthama e çdo makine është platforma e saj. Në përputhje me këtë, ne në Geely po hedhim themelet për projektimin e automjeteve të së ardhmes, duke krijuar platforma të sofistikuara modulare të automjeteve.
Përgjegjësia sociale dhe neutraliteti i karbonit
Ne në Geely besojmë se përgjegjësia e një prodhuesi është të krijojë si vlerën ekonomike ashtu edhe atë shoqërore, si dhe të përmbushë detyrimet që janë të rëndësishme dhe të nevojshme për shoqërinë.
Ne besojmë se qëndrueshmëria do të jetë një nxitës themelor i inovacionit dhe zhvillimit në të ardhmen, ku mbrojtja e mjedisit do të luajë një rol kyç. Si rrjedhim, ne jemi të përkushtuar ndaj qëllimit për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2045 dhe për të zvogëluar me 25% emetimet e karbonit gjatë gjithë ciklit jetësor të automjeteve tona deri në vitin 2025.
Starray i ri
Geely E5 BEV
Cityray