Geely Automobile Group ka arritur një objektiv prej 3.02 milion automjetesh të shitura, një rekord i ri dhe tregon një rritje të fortë globale. NEV-të (automjetet me energji të re) arritën një rritje prej pothuajse 90% krahasuar me vitin e kaluar.
SUV-i tërësisht elektrik Geely E5 ka tejkaluar 210,000 automjete të shitura në të gjithë botën në më pak se një vit që nga lançimi i tij, duke arritur një gamë të gjerë tregtarësh evropianë dhe globalë.
SUV-i hibrid plug-in Starray EM-i ka marrë çmimin Good Design Award për dizajnin e tij të jashtëzakonshëm, duke konfirmuar përsosmërinë globale të dizajnit të markës.
Geely Auto zbuloi iniciativën strategjike Pesë nga Pesë në Milano, një plan vizionar për rritje globale në zhvillimin e teknologjisë me qendra kërkimore dhe zhvillimore dhe testimi në të gjithë botën dhe zbatimin e sistemeve inteligjente të automobilave. Në të njëjtën kohë, ajo zbuloi SUV-in e ri me gjashtë vende me AI Geely Yinhe M9 - një model global i përparuar teknologjikisht.
C-SUV elektrik Geely E5 u vlerësua me çmimin "Automjeti më i Mirë Elektrik i vitit 2025" në Brazil nga UOL Carros, ku kryesoi shitjet në kategorinë e tij për katër muaj rresht. Ky njohje konfirmon pranimin e lartë dhe avantazhin konkurrues të modelit me teknologji, dizajn dhe dinamikë drejtimi moderne.
Geely Holding dhe Renault Group kanë nënshkruar marrëveshje përfundimtare sipas të cilave Geely do të blejë 26.4% të aksioneve në Renault do Brasil dhe qasje në objektet e prodhimit dhe ato tregtare të Renault në Paraná. Ky veprim strategjik do të mundësojë prodhimin dhe shpërndarjen e automjeteve me emetim zero dhe të ulët të Geely (përfshirë E5) përmes rrjetit të shitjeve të Renault.
Geely Holding ka lançuar anijen e parë Ro-Ro të vetë-operuar "Jisu Fortune", e aftë të transportojë deri në 7,000 automjete, duke përfshirë automjete NEV dhe automjete me karburant alternativ. Anija përmirëson rrjetin logjistik të kompanisë, duke mundësuar eksporte më të shpejta dhe më efikase të automjeteve në Evropë, Azi dhe Amerikë, një moment i rëndësishëm logjistik për tregjet globale.
Geely Auto ka nënshkruar një marrëveshje shpërndarjeje me Jameel Motors në Milano për të lançuar gamën e saj NEV (automjete elektrike dhe plug-in hibride) në tregun italian. Partneriteti përfshin krijimin e një rrjeti kombëtar shitjesh dhe shërbimesh.
Geely i bashkohet zyrtarisht IATF-së, Task-Forcës Ndërkombëtare të Automjeteve.
Geely Holding renditet në "Fortune Global 500" për të dhjetin vit radhazi.
Prodhimi serik fillon në qendrën e prodhimit dhe testimit inteligjent satelitor të Geely..
Geely Auto hedh në treg markën globale Leishen, ofrues i ri kryesor i motorëve inteligjentë dhe me performancë të lartë.
Mercedes-Benz dhe Geely Holding krijojnë ndërmarrjen e përbashkët globale Smart Automobile Co., Ltd. për markën "smart".
Ekipi "Cyan Racing" i Lynk&Co fiton Kupën e shpejtësisë rrugore të WTRC për të tretin vit radhazi.
Geely Holding Group dhe Fondacioni i bamirësisë i Li Shufu krijojnë një fond të përbërë nga 200 milionë ¥ për të parandaluar dhe menaxhuar pandeminë e koronavirusit.
Geely forcon praninë e saj në industrinë satelitore me objekte të reja dhe një qendër testimi.
Geely Holding hedh në treg një arkitekturë të automjeteve elektrike me burim të hapur, të quajtur SEA (Sustainable Experience Architecture).
Në vitin 2020, Geely Auto shet mbi 10 milionë automjete në mbarë botën.
Geely dhe Daimler krijojnë një kompani të përbashkët globale për markën "smart".
Daimler AG dhe Geely Holding Group njoftojnë krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët globale (me pronësi 50-50) për të menaxhuar dhe zhvilluar më tej "smart", pionierin në mesin e automjeteve të vogla të qytetit, në një automjet kryesor të elektrifikuar premium.
Geely Auto Group nënshkruan një kontratë për t u bërë partner zyrtar i Lojërave Aziatike 2022 në Hangzhou.
Geely Auto Group nënshkruan një kontratë me komitetin organizativ të Lojërave Aziatike për t u bërë partner zyrtar i edicionit të 19-të të Lojërave Aziatike, që u zhvilluan në Hangzhou në vitin 2022. Geely merr pjesë në lojëra me sloganin Enjoy E-mobility @ the Asian Games with Geely.
Volocopter njofton pranimin e parë të investitorëve në financimin e serisë C.
Volocopter, pionier në fushën e lëvizshmërisë ajrore urbane, njofton se ka nënshkruar pranimin e parë të investitorëve në financimin e serisë C, të drejtuar nga Geely Holding Group dhe Daimler Ag, ku të dyja palët mbajnë 10% të aksioneve në kompani.
Geely hedh në treg një arkitekturë modulare kompakte (CMA), që shënon hyrjen e markës në epokën e produkteve "Advanced Geely" 4.0.
Eric Li, president i Geely Holding Group, blen një pjesë të aksioneve në Daimler AG
Geely Group, një kompani në pronësi të presidentit të saj Eric Li dhe e udhëhequr nga Zhejiang Geely Holding Group, njofton se ka blerë 9,7% të aksioneve të Daimler AG përmes blerjeve të aksioneve në treg të hapur.
Geely dhe Daimler Mobility Services njoftojnë planet për të krijuar një ndërmarrje të përbashkët për shërbimet e lëvizshmërisë në Kinë.
Daimler Mobility Services dhe Geely Technology Group njoftojnë se do të krijojnë një ndërmarrje të përbashkët për shërbimet e transportit premium në Kinë.
Geely Auto zbulon BMA, një arkitekturë të re modulare për makinat kompakte të klasit B.
Geely blen shumicën e aksioneve në Saxo Bank.
Geely përfundon blerjen e 52% të aksioneve kontrolluese në Saxo Bank, specialist kryesor i tregtisë se teknologjisë fenanciare (fintech) dhe investimeve me shumë asete.
Geely lidh partneritet strategjik me Proton dhe blen Lotus.
Geely nënshkruan një kontratë për të blerë 49,9% të aksioneve të prodhuesit malajzian të makinave Proton dhe për të blerë 51% të aksioneve kontrolluese të markës luksoze të makinave sportive Lotus nga DRB-HICOM Berhad, Malajzi.
Geely blen kompaninë amerikane të makinave fluturuese Terrafugia.
Geely Holding Group njofton se ka lidhur kontratë me Terrafugia Inc., një kompani me bazë në SHBA, e fokusuar në inovacionin, inxhinierinë dhe prodhimin e makinave dhe teknologjive fluturuese. Pas ekzekutimit të kontratës në fjalë, Geely do të marrë përsipër tërë operacionet dhe asetet e saj.
Geely blen aksione strategjike në AB Volvo.
Geely njofton se do të bëhet aksioneri më i madh në Volvo AB, grupi kryesor i automjeteve komerciale dhe inxhinierisë industriale në Suedi, pasi ka blerë të 8,2% e aksioneve në Cevian Capital, si dhe 15,6% të të drejtave të votës në kompani.
Hedhja në treg e markës Lynk&Co.
Geely Auto Group prezanton markën globale Lynk&Co, e themeluar në bazë të dizajnit dhe inxhinierisë evropiane për prodhimin dhe shitjet globale.
Geely Auto njofton hedhjen në treg të një marke të re.
Geely Auto zbulon zyrtarisht sedanin e saj "flamurtar" BoRui, njofton hedhjen në treg të një marke të re dhe mbyll një partneritet zyrtar me ekipin olimpik kinez të notit. Misioni i ri i markës është “Prodhimi i makinave të rafinuara për të gjithë”.".
Geely Holding Group blen 100% të aseteve të Manganese Bronze.
Geely Holding Group merr 100% kontroll mbi Manganese Bronze, degën e saj London Taxi International dhe ndërmarrjen e tyre të përbashkët në Shangai.
Krijimi i qendrës "China Euro Vehicle Technology".
Geely themelon qendrën "China Euro Vehicle Technology" (CEVT) në Goteburg, të drejtuar bashkërisht nga Volvo Cars dhe Geely Auto. Qendra zhvillon arkitektura modulare dhe komponentë kryesorë për automjetet e gjeneratës së ardhshme.
Geely Holding hyn në listën e "Fortune 500".
Geely Holding Group hyn në listën prestigjioze "Fortune 500" për herë të parë në historinë e kompanisë.
Geely Holding blen Volvo Car Corporation.
Geely Holding Group blen 100% të aksioneve të Volvo Car Corporation nga Ford Motor Company. Kontrata nënshkruhet më 28 mars 2010, ndërsa vetë transaksioni kryhet më 2 gusht 2010.
Geely Holding Group krijon një ndërmarrje të përbashkët me London Taxi International.
Geely Holding Group blen 19,97% të aksioneve në Manganese Bronze Holdings (prodhues dhe pronar i markës London Taxi), duke u bërë kështu aksioneri më i madh i kompanisë. Pas blerjes së kapitalit, Grupi krijon një ndërmarrje të përbashkët për prodhimin dhe shitjen e automjeteve të London Taxi në Kinë.
Geely Auto renditet në bursën e Hong-Kongut.
Geely Auto bëhet prodhuesi i parë kinez i makinave i renditur në bursën e Hong-Kongut (HK: 0175).
Geely Auto debuton në edicionin e 61-të të "Frankfurt Motor Show"
Prezantimi i parë i Geely Auto në në edicionin e 61-të të "Frankfurt Motor Show", i cili shënon gjithashtu prezantimin e parë të ndonjë marke private kineze.
Geely bëhet një nga dhjetë prodhuesit kryesorë kinezë të makinave.
Popullariteti në rritje dhe shitjet e suksesshme i mundësojnë Geely Auto të bëhet një nga dhjetë prodhuesit më të mëdhenj kinezë të makinave.
Geely merr licencë nga autoritetet kineze dhe bëhet prodhuesi i parë privat i makinave në Kinë.
Geely Auto bëhet prodhuesi i parë privat i makinave që renditet zyrtarisht në indeksin e prodhuesve të automjeteve në Kinë.
Automjeti i parë i Geely del në rrugë.
Makina e parë e prodhuar nga Geely Auto (modeli Haoqing) del nga linja e montimit në Linhai, provinca Zhejiang, Kinë.
Geely hyn në industrinë automobilistike.
Geely Auto hyn në industrinë automobilistike me një vizion për të prodhuar automjete që njerëzit e zakonshëm mund t i përballojnë, duke u bërë kështu prodhuesi i parë privat i makinave në Kinë.
Eric Li (Li Shufu) themelon Zhejiang Geely Holding Group (Geely) dhe bëhet president i saj.
Në vitin 1986, Eric Li themeloi Geely Holding Group, duke arritur suksese në industri të ndryshme si prodhimi i frigoriferëve, materialeve dekorative, motoçikletave etj.